ÇMIMET E LA LIGA 2013/14

Nata e Cristiano Ronaldos
28 October, 2014 @14:06
Cristiano Ronaldo ka rrëmbyer tre çmimet më të rëndësishme të La Ligas mbrëmë.
Superylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka qenë i pakapshëm në natën festive të La Ligas, mbrëmë.
Ai është stolisur me çmimin, golashënuesi më i mirë, goli më i mirë dhe lojtari më i mirë i stinorit 2013/14 në La Liga.
“Fitorja është fjala imë më e preferuar. Ajo më mban të motivuar, të punojë më shumë dhe të bëhem edhe më i mirë,” ka thënë ndër të tjera portugezi pas marrjes së çmimeve.
Keylor Navas, morri çmimin e portierit më të mirë të stinorit të kaluar, derisa mbrojtësi më i mirë erdhi gjithashtu nga Real Madridi, Sergio Ramos.
Mesfushori defanziv më i mirë u zgjodh Luka Modric, derisa ai ofanziv, Andres Iniesta.
Trajner i stinorit të kaluar u shpallë, Diego Simeone i Atletico Madridit.