Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROBLEME ME LICENCË

Zidane suspendohet nga liga

REUTERS

Zidane suspendohet nga liga


27 October, 2014 @23:06

Shefi i ekipit B të Real Madridit, që garon në ligën e dytë spanjolle, Zinedine Zidane, është suspenduar të drejtojë ekipin për shkak të problemeve me licencë të trajnerit. 

Francesco Rubio, avokat i Segunda Divisionit, ka aplikuar ndalesën për legjendën françeze Zidane, post që e mbante Zidane që nga gushti i këtij viti, prej kur vendosi që të largohet nga pozita e ndihmësit të Carlo Ancelottit dhe të drejtojë ekipin e ri e rezervë të madrilenëve. 

Ish mesfushori i Real Madridit dhe Juventusit, Zinedine Zidane, ka licensën A të UEFA-së, që është ekuivalente me nivelin 2 të trajnerëve në Spanjë. Mirëpo, për të qenë trajner në Segunda Division atij i duhet së paku të ketë kryer edhe nivelin 3 të trajnerëve, ka njoftuar Goal.com sonte.

Real Madrid ka shprehur ankesë në faqen zyrtare duke bërë të ditur se nuk pajtohet aspak me vendimin e marrë nga drejtuesit e Segundas, duke thënë se licenca e Zidane është e vlefshme për këtë ligë. 

Ish kampioni i Botës dhe Europës, Zidane, ka afat dhjetë ditor për tu ankuar në vendimin e Segunda Division. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga