GERLAND

Derbi i takoi Lyonit
26 October, 2014 @23:00
Në derbin e dy skuadrave olimpike të elitës françeze, fitues dolën vendasit në Stade de Gerland sonte.
Ka qenë mesfushori Yoann Gourcuff që shfrytëzoi bukur një kundërsulm të lionezëve, për të thyer në bel dy mbrojtës kundërshtarë, e pastaj shutoi lartë në rrjetë të Steve Mandandas për 1-0.
Lyon me këtë fitore u ngrit për katër vende në tabelë dhe tashmë ka regjistruar fitoren e gjashtë në Ligue 1.
Në anën tjetër, Olympique Marseille tregoi se pse është lider i Ligue 1. Ekipi i Marcelo Bielsas nuk ndalej së kërkuari, mirëpo sonte në formë të jashtëzakonshme ka qenë portieri Anthony Lopes i Lyonit, që mbronte gjithçka.
Kjo ka qenë disfata e dytë e marsejezëve këtë stinor, derisa vazhdojnë të jenë 4 pikë mbi Paris St Germainin në krye të tabelës.