SAN SIRO

Fiorentina ndal Milanin
26 October, 2014 @22:42
Skuadra e Pippo Inzaghit, Milan, është ndalur me barazim në San Siro sonte nga Fiorentina e Vicenzo Montellas.
Mysafirët nga Firenca kanë barazuar në pjesë të dytë për të anuluar epërsinë e arritur të Rossonerëve nga holandezi Nigel De Jong.
Ka qenë slloveni Josip Ilicic që ka barazuar për mysafirët, duke ndalur serinë e fitoreve të Inzaghit. Ilicic hyri si zëvendësues në lojë dhe pas 10 minutave në fushë barazoi rezultatin.
Në fund, Fiorentina u duk pak më kërkuese për fitore, derisa Milan, përkundër se provonte nga ndonjë kundërsulm, nuk arrinte të gjente portën e Netos me Fernando Torresin që ishte freskët, pasi u fut në 10 minutëshin e fundit të lojës.