Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Xhaka e Shaqiri, përfundojnë miqësisht

Xhaka e Shaqiri, përfundojnë miqësisht


26 October, 2014 @19:16

Dy futbollistët shqiptarë me nënshtetësi zvicerane që po luajnë në Bundesligë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, janë ndarë miqësisht në përballjen e skuadrave të tyre në kuadër të xhiros së nëntë në Bundesligë.

Ndeshja e cila përfundoi me rezultat të barabartë dhe pa gola mund të thuhet se ishte rezultat real, duke pasur parasysh që asnjëra skuadër nuk ka pësuar humbje deri më tani në kampionatin gjerman.

Granit Xhaka ishte i plotë në këtë ndeshje, ndërsa minutat e fundit i kaloi me pak vështirësi pasi pësoi një lëndim të lehtë në këmbën e djathtë. Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri, u inkuadrua në lojë në minutën 83’ duke e zëvendësuar Mario Gotzen, por as kontributi i tij nuk ndikoi në ndryshim të rezultatit.

Bayerni megjithë këtë barazim vazhdon të kryesoj në Bundesligë me gjithsej 21 pikë, katër më shumë se kundërshtari i sontëm, që është njëkohësisht edhe ndjekësi më i afërt.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga