BIANCONERI

Goli i parë i stinorit për Llorenten, Juve fiton
26 October, 2014 @17:50
Juventus ka arritur t’i kthehet fitoreve në Serie A, pas barazimit befasues ndaj Sassuolos në xhiron e shkuar.
Ka qenë mesfushori kilian i Juventusit, Arturo Vidal, ai që ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes, duke shënuar golin e dytë të stinorit për epërsinë fillestare të Juventusit.
Mirëpo, lajmi i mirë ka ardhë në pjesë të dytë të ndeshjes kur sulmuesi spanjolli i juventinëve, Fernando Llorente, ka realizuar për të vulosur fitoren e ekipit të Max Allegrit.
Ky ka qenë goli i parë i stinorit për Llorenten që pat ardhur te Juventusi stinorë më parë nga Athletic Bilbao.
Seria e pamposhtshmërisë së Bianconerëve vazhdon në Itali, duke qenë ekipi i vetëm pa humbje edhe pas 8 xhirove të zhvilluara.
Tashmë ekipi i Allegrit ka tre pikë më shumë se përcjellësja e parë, Roma, derisa Udinese që është e treta në klasifikim ka 6 pikë më pak se lideri.