SHKODRAN MUSTAFI

Mustafi shënon golin e parë me Valencian
25 October, 2014 @20:57
Mbrojtësi shqiptar me nënshtetësi gjermane, Shkodran Mustafi, ka festuar për herë të parë golin me fanellën e skuadrës së tij, Valencia.
Mustafi këtë e arriti në ndeshjen e sontme kundër Elches në kuadër të La Ligas.
Futbollisti 22 vjeçar shënoi me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit nga argjentinasi Pablo Piatti.