Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EL CLASICO

Reali feston në El Clasico

Reali feston në El Clasico


25 October, 2014 @19:29

Skuadrës lidere të kampionatit spanjoll, Barcelonës, nuk i mjaftoi as debutimi i yllit uruguajan Luis Suarez për ta mposhtur Real Madridin në El Clasicon e parë të këtij stinori. Galaktikët në praninë e tifozëve të tyre arritën ta mposhtin rivalin e përbetuar me rezultat 3-1. Borozani.com

Në fakt, Barcelona ishte ajo e cila e filloi ndeshjen më mirë duke kaluar në epërsi vetëm pas tre minutave lojë. Ishte braziliani Neymar kur e pranoi topin nga krahu i djathtë dhe pas një depërtimi drejt zonës së rreptësisë, e mposhti portierin Casillas me një goditje të saktë.

Në minutën 23’ katalonasit ishin shumë afër ta dyfishojnë epërsinë e tyre, mirëpo Lionel Messi megjithëse ishte në një pozitë shumë të volitshme, nuk arriti ta shndërroj në gol asistin e bukur të Luis Suarezit.

Rezultati u barazua në 1-1 në minutën 35’, kur gjyqtari kryesor i ndeshjes konstatoi lojën me dorë të Gerard Piques dhe akordoi penallti, derisa nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Cristiano Ronaldo, i cili e shënoi golin numër 16 në këtë stinor.

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë erdhën edhe golat e madrilenëve.

Tifozët të cilët i mbushën shkallët e stadiumit Santiago Bernabeu u ngritën në këmbë në minutën 50’, kur qendërmbrojtësi Pepe shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit të gjermanit Toni Kroos.

Njëmbëdhjetë minuta më vonë një top i humbur në mesfushë nga Andres Iniesta i kushtoi shumë Barcelonës. Topin e humbur nga Iniesta e pranoi Isco dhe pas kombinimeve të shkëlqyere me Cristiano Ronaldon dhe James Rodriguezin, topi erdhi deri tek Karim Benzema, që shënoi golin e tretë të Realit për ta përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga