MEDIAT SPANJOLLE

Reali fiton, Barça pranon
26 October, 2014 @10:38
E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka dalë me titull kryesor “Pushtuan”, duke e konsideruar fitoren e Real Madridit si më të mirë në çdo aspekt ndaj Barcelonës në El Clasicon e mbrëmshme, të cilën Real e fitoi 3-1.
Sa i përket, As-it, ata kanë dalë me titull pak më intrigues sesa Marca. As ka shkruar në ballinë: “Kështu, kështu, kështu” duke aluduar në lojën e treguar nga madrilenët në fitore të merituar ndaj Barcelonës.
E Mundo Deportivo, që njihet si e afërt me Barcelonën, gjithashtu ka pranuar se katalonasit nuk kanë qenë në elemnte mbrëmë në El Clasico, duke dalë me titull: “Barça mesatare”.
Real Madrid ka arritur të mposht Barcelonën në El Clasico të zhvilluar në Santiago Bernabeu për herë të parë pas marsit 2013.