SAN PAOLO

Shpërthimi i napolitanëve
26 October, 2014 @20:29
Gonzalo Higuain ka shënuar hat-trick në fitoren e sotme të Napolit ndaj Veronës. Sulmuesi argjentinas i napolitanëve me këto gola, ka hapur llogarinë në listën e golashënuesve.
Verona në fakt ia nisi mirë. Kaloi në epërsi 0-1, por Marek Hamsik barazon dhe ngrit në epërsi ekipin në fillim të pjesës së dytë, para se mysafirët të barazojnë në 2-2.
E prej këtij momenti, në 20 minutat e fundit të ndeshjes ekipi i Rafa Benitezit ndezet plotësisht duke shënuar edhe katër herë në portën e veronezëve, ku Higuain realizon hat-trickun, derisa Hamsik asiston në gol të Jose Callejonit (goli i shtatë i stionorit) për të përmbyllur natën me gola në San Paolo të qytetit të picave.