ATLETICO MADRID

Atletico kap formën, Mario vendos
26 October, 2014 @22:51
Skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid, po vazhdon me formë të mirë në La Liga. Tashmë ata në gjashtë ndeshjet e fundit kanë vetëm një disfatë, derisa sonte mposhtën Getafen vendase në Alfonso Perez me rezultat minimal 0-1. Borozani.com
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi kroat i ardhur këtë verë te kampionja e Spanjës, Mario Mandzukic, që u asistua nga turku, Arda Turan, duke shënuar golin e vetëmm dhe të fitores për Rojiblancot.
Fitorja në fjalë, e ngrit Atletico Madridin në pozitë të pestë të tabelës dhe me vetëm dy pikë më pak se liderja Barcelona.