XHAKA

Ende s’dihet kur kthehet
27 October, 2014 @19:05
Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të mbetet jashtë fushave për ndoshta më shumë se një muaj, njoftojnë mediat gjermane sot.
Xhaka u lëndua në derbin që ekipi i tij Borussia Monchengladbach e luajti ndaj Bayernit të Munchenit 0-0.
Bëhet e ditur se ai ka lënduar gjurin, ndërsa ligamenti i këmbës së djathtë të tij nuk premton kthim të shpejtë në fusha të gjelbëra.
Graniti 22 vjeç këtë stinor ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ndeshjet e Borussias, derisa ekipi nga Monchengladbach ka treguar ngritje në tabelë në krahasim me stinorin e kaluar dhe pas 9 xhirove ende nuk ka pësuar humbje.
Xhaka xhiron që shkoi regjistroi edhe golin e parë të stinorit në Bundesligë, derisa një gol tjetër e ka shënuar edhe në kualifikime për Europa League në ndeshje ndaj Sarajevës.