EKIPI I FUNDOSUR

Trepça shkarkon trajnerin
27 October, 2014 @10:28
Skuadra e Trepçës, që dje ra në fund të tabelës së klasifikimit të Superligës, ka larguar trajnerin e saj të deritashëm Emin Ajvazi.
Në fakt Ajvazi do të vazhdojë të jetë në ekipin mitrovicas, por jo më në pozitë të trajnerit, ka shkruar sot Gazeta Arena.
Mitrovicasit janë mposhtur nga Ferizaji 3-1 dje, derisa Ajvazi as që ka qenë i pranishëm në ndeshje.
Ka qenë pikërisht trajneri në fjalë që e kishte shpëtuar Trepçën në stinorin e kaluar për të mos rënë nga Superligë. Ai kishte drejtuar mitrovicasit në ndeshje të barazhit ndaj Llapit për të siguruar Superligën.