CARLOS TEVEZ

Pas 3 vitesh, kthehet te Argjentina
27 October, 2014 @19:51
Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, është thirrur për herë të parë në reprezentacionin e Argjentinës pas tre viteve mungesë.
Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Gauchosëve në miqësoret që vendi i tij do t’i luaj ndaj kundërshtarit të grupit të Shqipërisë, Portugalisë dhe pastaj edhe ndaj Kroacisë.
Tevez 30 vjeç, për herë të fundit ka qenë pjesë e Argjentinës në Copa America gjatë vitit 2011, kur vendi i tij u mposht në çerekfinale nga Uruguaji.
Përzgjedhësi i përfaqësueses nënkampione të Botës, Gerardo Martino, ka mbajtur fjalën me ftesën ndaj Tevezit, kur kishte thënë se ”çdokush i ka dyert e hapura nëse e tregon veten në nivel të klubeve ku luajnë”.
Tevez ka shkëlqyer këtë stinor me Bianconerët e pamposhtur në Serie A, duke shënuar 8 gola në 10 paraqitje.
Me Tevezin në sulm, Argjentina tash bëhet edhe më e frikshme në linjën atakuese të saj kur kihen parasysh edhe emrat e Lionel Messi, Sergio Aguero e Gonzalo Higuain.
ARGJENTINA NË MIQËSORET E RADHËS:
Portierë: | Sergio Romero (Sampdoria), Willy Caballero (Manchester City), Nahuel Guzman (Tigres) | ||
Mbrojtës: | Nicolas Otamendi (Valencia), Martin Demichelis (Manchester City), Marcos Rojo (Manchester United), Pablo Zabaleta (Manchester City), Federico Fazio (Tottenham), Federico Fernandez (Swansea), Ezequiel Garay (Zenit), Facundo Roncaglia (Genoa), Cristian Ansaldi (Atletico Madrid) | ||
Mesfushorë: | Javier Mascherano (Barcelona), Ever Banega (Sevilla), Robert Pareyra (Juventus), Lucas Biglia (Lazio), Angel Di Maria (Manchester United), Erik Lamela (Tottenham), Javier Pastore (Paris Saint-Germain), Enzo Perez (Benfica), Nicolas Gaitan (Benfica) |
||
Sulmues: | Lionel Messi (Barcelona), Carlos Tevez (Juventus), Gonzalo Higuain (Napoli), Sergio Aguero (Manchester City). |