DERBI BULLGAR

Me topa bore, lëndojnë trajnerin rival
27 October, 2014 @23:23
Edhe në Bullgari ra bora e parë këtë fundjavë. Ndërsa derbi i kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, u luajt me top të portokalltë, pasi që terreni ishte veshur nga bora.
Tifozët e Levskit, nisën hudhjen e topave të borës drejt fushës së lojës, ndërsa njëra nga projektilet qëlloi trajnerin kundërshtar të CSKA-së, Stoycho Mladenov, që ra përtoke nga goditja e furishme.
Mirëpo, përkundër se Mladenov tha se për pak kohë kishte humbur vetëdijen nga goditja, tifozët e rivalit lokal e akuzuan për inskenim të lëndimit, pasi që nuk kishte gjasa që të rrëzohej në atë mënyrë nga një top bore.
Sidoqoftë, Mladenov nuk u lëndua shumë dhe fitoi ndeshjen në fund 3-0 në derbin lokal.
Video
Topat e borës në derbin e Sofjes dhe goditja e trajnerit