JUBILARE

REUTERS
Buffon 500
28 October, 2014 @15:11
Kapiteni legjendar i Juventusit dhe i Italisë, Gianluigi Buffon, do të regjistrojë ndeshjen jubilare të 500-të për ekipin Bianconerë nesër në paraqitje ndaj Genoas në Luigi Ferraris.
I ardhur te Zonja e Vjetër nga Torino në vitin 2001 nga Parma, për rekordin ende të pathyeshëm për një portier, 51 milionë euro, Buffon do të luaj të 500-tën ndeshje që nga nisja me Juven kur debutoi ndaj Venezias më 26 gusht 2001.
Për më tepër, Buffon pritet të renovojë kontratën e tij me Juventusin, derisa për karakteristikë, njeriu që ka shënuar më së shumti ndaj tij ka qenë kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, që ka qëlluar 11 herë rrjetën e legjendës së portës italiane.