Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I QEVERISË

Vala e gjashtë e COVID, La Liga me masa të reja

Foto: AP via VOAnews

Vala e gjashtë e COVID, La Liga me masa të reja


30 December, 2021 @7:54

Qeveria e Spanjës ka vendosur që të ulë numrin e shikuesve të lejuar në stadiume, për shkak të përhapjes së madhe të valës së fundit të COVID-19 në këtë shtet, por edhe në gjithë Evropën thuajse.

Kështu, sipas vendimeve të fundit të Qeverisë së atjeshme, përcjellin mediat spanjolle, stadiumet në La Liga tash e tutje do të përdorin vetëm 75% të kapacitetit për publikun, ndërsa ato që janë të mbyllura [qoftë stadiume, palestra, salla, etj.] guxojnë të punojnë me 50% të kapacitetit të shikuesve.

Wanda Metropolitano

La Liga vazhdon përgjatë fundjavës, pa marrë parasysh ndërrimin e motmoteve, me Valencia - Espanyol më 31 dhjetor, ndërsa më 2 janar në aksion janë edhe Real Madrid që udhëton drejt Getafes (14:00), Atletico Madrid që pret Rayo Vallecanon (16:15), Barcelona që udhëton në Mallorca (21:00) si dhe ndeshjet tjera të xhiros përkatëse.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga