PARAGUAJANI
Valdez kthehet në Bundesligë
29 July, 2014 @12:51
Sulmuesi paraguajan, Nelson Valdez, prej se e la Borussia Dortmundin në vitin 2010, asnjëherë nuk u stabilizua në një ekip.
Ai kaloi në Spanjë për të luajtur me Herculesin, pastaj në Rusi për të veshur fanellën e Rubin Kazanit, për tu rikthyer në Spanjë te Valencia. Së fundi, ai kaloi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku luante për ekipin Al Jazira, derisa u huaza në Olympiacos të Greqisë.
Mirëpo, sot si duket ai i ka dhënë fund këtyre odiseadave duke nënshkruar me ekipin nga Fraport Arena, Eintracht Frankfurt.
Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e sulmuesit 30 vjeçar dhe presin shumë nga përvoja e tij e mëhershme në Bundesligë, por edhe gjëtiu.
Valdez ka shënuar 37 gola në 193 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë, derisa dhjetë vite më parë ka fituar kurorën e dyfishtë me ëerder Bremenin në Gjermani. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Paraguajit në Botërorët “Gjermania 2006” dhe “Afrika Jugore 2010”.