NGA KONFERENCA
Valon Berisha: Flm Norvegji, por luaj për Kosovën
30 August, 2016 @14:44
Mesfushori i Red Bull Salzburgut, Valon Berisha, gjithashtu ka qenë i pranishëm në konferecën e sotme për shtyp të FFK-së ku është shpallë lista e lojtarëve për ndeshje ndaj Finlandës.
“Jam shumë i gëzuar me vendimin. Falemnderit Norvegjisë, që më ka lejuar për këtë vendim. Ata më kanë zhvillu, por jam shqiptar. Kam familje këtu. Për pushime jam gjithmonë këtu. Unë do të luaj për Kosovën, kurse vëllau për Norvegjinë, vendimin e kemi marrë si familje dhe jemi të lumtur,” ka thënë ndër të tjera mesfushori në fjalë.
Berisha ka qenë i ftuar i rregullt i Norvegjisë deri më tani. Tash e tutje, do të jetë në shërbim të Kosovës.