PARA HAPJES
Kështu duket “Loro Boriçi”
30 August, 2016 @8:58
Stadiumi i “Loro Boriçit” tashmë është gati për të pritur përballjen e parë të kombëtares në të.
Së pari, nesër aty do të rrokulliset për herë të parë topi në përballjen miqësoren Shqipëria - Maroko, ndërsa më 5 shtator luhet edhe ndeshja e parë kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” ku kuqezinjtë presin Maqedoninë.
ORARI I NDESHJEVE DHE TABELAT DREJT “RUSIA 2018”
Pamjet e fundit nga “Loro Boriçi” mund t’i shihni në fotografitë brenda artikullit.
Për më tepër, “Loro Boriçi” do të jetë nikoqir edhe i Kosovës, që ka paraqitur këtë stadium për ndeshje ndaj Kroacisë, në tetor.