KUNDËRSHTARJA
Maqedonia stërvitet me vetëm 15 lojtarë!
29 August, 2016 @20:58
Përfaqësuesja e Maqedonisë sot ka filluar stërvitjet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Kampionat Botëror kundër Shqipërisë, që do të luhet më 5 shtator në Shkodër.
Përzgjedhësi Igor Angelovski i kishte në dispozicion vetëm 15 lojtarë, pasi që nga lista e 18 lojtarëve që i kishte ftuar, munguan Agim Ibraimi, Goran Pandev dhe Stole Dimitrievski.
I pari do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Shqipërisë për shkak të lëndimit, ndërsa dy të tjerët pritet t’i bashkohen përfaqësueses maqedonase në stërvitjen e nesërme.
Maqedonia do të stërvitet deri të shtunën në Shkup, ndërsa më pas do të udhëtojë me autobus për në Shqipëri për t’i zhvilluar seancat e fundit stërvitore atje.