BESAR HALIMI
Mesfushori i Kosovës: Do të triumfojmë në Finlandë
29 August, 2016 @20:15
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, i cili aktualisht është lojtar i Mainzit në Bundesligë, në një bisedë për Telegrafin ka thënë se Kosova me prurjet e reja është më e fortë dhe do të kërkojë triumfin në Finlandë.
“Lehtë nuk do të jetë fare, pasi Finlanda ka kohë që luan në kualifikime por ne besojmë në fuqinë tonë. Jemi të fortë dhe besoj fuqishëm se do të triumfojmë përballë Finlandës për t’i bërë të lumtur njerëzit tanë”, ka thënë ish-anëtari i FSV Frankfurtit e Nurnbergut.
Mesfushori 21 vjeçar i lindur në Frankfurt e me origjinë nga Gjilani, ka qenë për 90 minuta në fushë në fitoren e fundit të Kosovës pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA, ku mposhtën Ishujt Faroe 2-0.