ANALIZA PAS HUMBJES
Nuk ka shqetësime te kampioni
29 August, 2016 @20:24
Përkundër se pas dy xhirove të para nuk kanë fituar asnjë pikë, skuadra e kampionit të Kosovës, Ferronikeli, nuk duket të jetë në panik.
Së paku kështu është thënë në analizën e sotme të bërë të ekipit ku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari, Ekrem Elshani dhe drejtori, Artan Berisha, bashkë me ekipin.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS
Trajneri Afrim Tovërlani ka bërë analizën e ndeshjes para lojtarëve, ndërsa ka thënë se pikët e humbura i dhimbsen, mirëpo loja e mirë e skuadrës po e bën atë të shoh që ekipi dhe loja e Ferronikelit është tepër e mirë, angazhuese dhe vetëm po mungojnë golat aktualisht, në kuptimin e rasteve të humbura.
Pas analizës, djelmoshat kampionë kanë kryer edhe një stërvitje të lehtë, ndërsa me mendje janë koncentruar në duelin e radhës ndaj Trepçës’89, që ka shënuar dy fitore në dy ndeshjet e para të stinorit.