U21
Shpresat në Athinë
29 August, 2016 @21:35
Futbollisti i kombëtares U21 të Shqipërisë, Eros Grezda, ka postuar këtë fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me dy futbollistët e tjerë nga Kosova, Liridon Latifi dhe Mërgim Vojvoda, të cilët gjithashtu janë pjesë e grumbullimit kuqezi.
Kombëtarja U-21 e Shqipërisë tashmë është akomoduar në Athinë, për ndeshjen kundër Greqisë që do të luhet më 2 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
Shqipëria aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 12 pikë dhe është në luftë me Izraelin (11), Hungarinë (8) dhe Greqinë (7), për të përfunduar e dyta, pozitë kjo që siguron ndeshje shtesë të Play Offit.