UELLSI - ZVICRA
VAR-i ia mohon fitoren e Zvicrës, Shaqiri asiston
12 June, 2021 @17:10
Ndeshja e dytë e Grupit A, në mes të Uellsit dhe Zvicrës, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Pjesa e parë në këtë ndeshje u mbyll pa gola 0-0, derisa me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’ shënoi Breel Embolo me kokë, pas një asistimi të Xherdan Shaqirit nga korneri.
Në minutën e 74’, Keiffer Moore e barazoi rezultatin, derisa zëvendësuesi i zviceran Mario Gavranovic shënoi dy minuta pas inkuadrimit, por goli i tij u mohua nga VAR-i.
Uellsi ndeshjen e dytë të grupit do ta luajë me Turqinë më 16 qershor nga ora 18:00, kurse Zvicra me Italinë në të njëjtën ditë nga ora 21:00.