Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUESCA 1-2 REAL MADRID

Varane shpëton Zidane-in

Varane shpëton Zidane-in


6 February, 2021 @19:59

Qendërmbrojtësi francez i Real Madridit, Raphael Varane, ka shpëtuar pozitën e trajnerit të tij Zinedine Zidane sot, duke i nxjerrë fitore Real Madridit në duel ndaj Huescas dhe atë në minutat e fundit të ndeshjes, duke e përmbysur epërsinë e vendasve 1-2 [Gil 48 - Varane 54, 84].

Huesca është e fundit në renditje tabelare, ndërsa Real Madrid me fitore i është afruar liderit Atletico Madrid në 7 pikë për momentin.

Zinedine Zidane është në presion të madh nga mediat për shkak të lojërave jo të mira që po bën ekipi dhe distancën me kreun, duke ditur që Atletico Madrid ka 19 ndeshje të zhvilluara ndërsa Reali 21!


 
Të gjitha lajmet nga La Liga