Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FOXES

Vardy do të mungojë disa javë

Vardy do të mungojë disa javë


22 January, 2021 @22:58

Njëri ndër sulmuesit më të mirë në Premier Ligë, Jamie Vardy, do të duhet të hyjë në operim për shkak të lëndimit dhe do të mungojë disa javë për ekipin e tij.

Brendan Rodgers, trajner i Leicester Cityt ka bërë të ditur se ekipi ka trajtuar deri tash këtë lëndim disamujor dhe ka ardhur koha që të mos rrezikohet më tepër sulmuesi 34-vjeçar i ekipit, që do të duhet të hyjë në operim.

“Kemi menaxhuar mirë lëndimin e tij në muajt e kaluar. Tashmë ai nuk mund të rrezikohet më shumë dhe sipas mjekëve është koha më e mirë për operim, ashtu që të kthehet për pjesën më të rëndësishme të stinorit,” ka thënë Rodgers, transmeton BBC Sport.

Vardy ka shënuar 11 gola deri tash në Premier Ligë, ndërsa Leicester City me lojërat e mira që po tregon është në TOP 4 të Premier Ligës, disa herë duke dalë edhe në krye të renditjes.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League