KOSOVA U-19 FEMRAT
Vashat e Kosovës U19 nisin përgatitjet për kualifikime
Teksti: FFK
19 July, 2017 @13:13
Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave do të grumbullohet me datat 19, 20 dhe 21 në stadiumin me fushë të barit sintetik në Ferizaj. Qëllimi i këtij grumbullimi sipas fjalëve të përzgjedhësit Kushtrim Munishi është që të bëhet përgatitja e vashave për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.
Kosova është në një grup me Gjermaninë, Islandën dhe Malin e Zi, ndërsa ndeshjet parakualifikuese do të zhvillohen nga 11 - 18 shtator 2017 në Duisburg të Gjermanisë.
“Ne do të shohim të bëjmë zgjedhjen më të mirë të mundshme dhe deri në shtator do të përpiqemi që të organizojmë edhe ndonjë ndeshje kontrolluese qoftë me Kombëtaren A qoftë me klube të Kosovës”, ka theksuar Munishi.
Kombëtarja e Kosovës U-19
1. Tina Kolgeci (Hajvalia)
2. Lavdije Behramaj (Dukagjini)
3. Erda Podvorica (Bazelli 2015)
4. Mejreme Bunjaku (Kosova P)
5. Erleta Krasniqi (Ulpiana)
6. Diellza Gashi (Dukagjini)
7. Diellza Hyseni (Bazelli 2015)
8. Valentina Ternava (Kosova P)
9. Gjenifer Pjetri (Dukagjini)
10. Elda Reqica (Vizioni)
11. Bleona Zhabari (Mitrovica)
12. Albulena Fejza (Dukagjini)
13. Albina Ademi (Liria)
14. Verona Berisha (Kosova P)
15. Edona Lika (Vizioni)
16. Liridona Gashi (Hajvalia)
17. Laurita Ahmeti (Intelektualet)
18. Marigona Tahiri (Mitrovica)
19. Rita Olluri (Ulpiana)
20. Kaltrina Biqkaj (Intelektualet)
21. Fleta Musa (Liria)
22. Jehon Shala (Liria)
23. Shurte Kamishaj (Dukagjini)
24. Aurora Behluli (Zurich)
25. Egzona Gashi (Hajvalia)
26. Legjenda Kuqi (Dukagjini)
27. Agnesa Rexhepi (Zurich)
28. Dafina Bytyqi (Dukagjini)