KUBA

REUTERS
Vazhdon me Dortmundin
3 June, 2013 @20:46
Jakub Blaszczykowski, i njohur shkurtimisht si Kuba, i ka mbetur skuadrës së tij besnik duke vazhduar kontratën e tij ekzistuese me Borussia Dortmundin deri në vitin 2018.
“Kuba është pjesë kyqe e skuadrës si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal,” ka thënë në njoftimin zyrtar të klubit verdhezi, drejtori sportiv i saj, Michael Zorc.
Polaku 27 vjeçar i ka ndihmuar skuadrës së tij në rrugëtimin drejt dy titujve të kampionit me radhë dhe triumfin në Kupën gjermane stinorin e kaluar.
Këtë stinor Borussia Dortmund ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve dhe ka përfunduar si nënkampion i Gjermanisë, ku të dyja këto gara i ka fituar rivali i tyre, Bayern.