Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID 3-1 MALLORCA

Vedat Muriqi i shënon Realit, por madrilenët rikthehen për përmbysje

Vedat Muriqi i shënon Realit, por madrilenët rikthehen për përmbysje


11 September, 2022 @15:56

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e radhës në La Liga këtë stinor, por këtë herë ndaj rekord-kampionit të Spanjës dhe të Evropës - Real Madrid - dhe atë në Santiago Bernabeu.

Muriqi i dha epërsinë ekipit të tij Mallorca, kur u gjend më së miri në zonë, duke shënuar me kokë, që është specialitet i tij, për 0-1.

Mirëpo, forma e mirë e madrilenëve në fund vendosi, pasi që pas barazimit të arritur me Fede Valverden në fund të pjesës së parë, Real shënoi edhe tri herë në 20 minutat e fundit të ndeshjes për përfundimtaren, Real Madrid 4-1 Mallorca [Valverde 45, Vini 72, Rodrygo 89, Rudiger 90+3 - Muriqi 35].

Ky ka qenë goli i tretë i Muriqit këtë stinor në La Liga, derisa ai është te Mallorca prej janarit të këtij viti, kur kontribuoi direkt në mosrënies e skuadrës nga LaLiga në sezonin e shkuar.

Pas fitores, Real Madrid vazhdon kryesimin me bilans perfekt, 5 ndeshje - 5 fitore, ndërsa Mallorca ka 5 pikë tash, me 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga