VËLLAZNIMI

Vëllaznimi përforcohet me ish-lojtarin e Lirisë
3 February, 2022 @18:06
Skuadra e Vëllaznimit, ka arritur marrëveshje me mesfushorin defansiv, Alush Gavazaj.
Gavazaj do të jetë pjesë e skuadrë gjakovare deri në fund të stinorit.
26 vjeçari prizrenas, gjatë karrierës së tij ka luajtur te skuadrat si: Liria, Feronikeli, Vushtrria, Renova dhe së fundi te Bylisi.
Vëllaznimi aktualisht gjendet në pozitën e katërt në Gripin A të Ligës së Parë.