NGA SUPERLIGA NË LIGË TË PARË

Vëllaznimi përforcohet
29 December, 2015 @15:05
Vëllaznimi duket se kërkon rikthimin sa më të shpejtë në Superligë dhe ka nisur të reagojë heret.
Ekipi gjakovar së fundi është përforcuar me mesfushorin e Vushtrrisë, Besart Veseli. Veseli ka mbajtur fanellën me numër 10 te Vushtrria ndërsa ka pasur 14 paraqitje për ekipin e tij gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit nga 17 xhiro të zhvilluara deri në fund të pjesës së parë të stinorit. Ai ka shënuar edhe një gol për ekipin e tij të deridjeshëm në Superligë.
Veseli është prezentuar ditë më parë nga zyrtarët e klubit gjakovar si përforcim për pjesën e dytë të stinorit në Ligë të Parë. Vëllaznimi ka përfunduar edicionin vjeshtor në pozitën e dhjetë.