LENJANI

Lenjani në garë për golin më të bukur
29 December, 2015 @12:53
I ka mjaftuar të shënojë vetëm një gol prej se është transferuar te skuadra e Nantes-it, që të kandidohet për golin më të bukur të pjesës së parë të stinorit 2015/16.
Është ky Ermir Lenjani, mesfushori anësor i kuqezinjëve, i cili me golin e tij të shënuar kundër Reimsit në xhiron e tretë të Ligue 1, synon ta fitojë cmimin e golit më të bukur të këtij gjysmëstinori.
Goli i tij si prej më të bukurve është propozuar nga faqja zyrtare e klubit të Nantes, i cili do ta shpallë fituesin në bazë të votimit online.
Video