DHJETORI I ZI

Muaji i zi i Van Gaalit
28 December, 2015 @20:49
Muaji dhjetor i këtij viti do të mbahet në mend për të keq për trajnerin aktual të Manchester Unitedit, Louis Van Gaal.
Asnjë fitore, 2 barazim dhe katër humbje. Ky është bilanci i Manchester Unitedit gjatë muajit dhjetor, që mund të vlerësohet katastrofal për një skuadër që vetëm disa javë më parë kishte ambicie për titull kampioni.
Karriga e Van Gaalit tashmë ka filluar të lëkundet dukshëm, dhe trajneri holandez me shumë gjasë pritet të shkarkohet.
Unitedit sot barazoi pa gola në derbin e javës përballë Chelseat.