EMIRATES

Si kampionë vjeshtor
28 December, 2015 @20:11
Arsenali mund të jetë kampioni i pjesës së parë të kampionatit në Premier League. Mirëpo fati i tij mbetet në duart e Leicester Cityt, i cili ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje.
Topxhinjtë kanë shënuar fitore të pastër ndaj Bournemouthit, të cilin e mposhtën me rezultat 2-0.
Gabriel Paulista, i cili shënoi me kokë në minutën 27’, i dha epërsinë skuadrës së tij, ndërsa Mesut Ozil e dyfishoi rezultatin në minutën 63’ për t’i hequr dilemat për fituesin e kësaj ndeshjeje.
Fitorja e Arsenalit e ngriti ate në pozitën e parë me 39 pikë, një më shumë se Leicesteri, që nesër do të ketë punë tejet të vështirë përballë Manchester Cityt, dhe kjo i jep hapësirë Arsenalit që të shpresojë për ndonjë dështim të Leicesterit, në mënyrë që të bëhet kampione e pjesës së parë të kampionatit.