XHERDANI

Shaqiri shpërthen, dy gola për fitore
28 December, 2015 @17:39
Xherdan Shaqiri ka folur fjalën kryesore në ndeshjen ndërmjet Evertonit dhe Stoke Cityt. Mesfushori ofansiv ka shkëlqyer duke shënuar dy gola, prej tyre një supergol, për të kontribuuar në fitoren 3-4 të skuadrës së tij, në udhëtimin e vështirë përballë Evertonit.
Megjithatë, fitorja e ekipit të Shaqirit u sigurua fare në fund, pas golit të Arnautovicit, i cili shënoi nga penalltia.
Për futbollistin kosovar, këta ishin dy golat e tij të para të shënuara në Premier League.
Me këtë fitore, skuadra e Stoke-it e ka forcuar vendin e saj në mesin e tabelës me 29 pikë, tre më shumë se Everton.
Video