OLD TRAFFORD

Pa gola në Old Trafford
28 December, 2015 @20:06
Nuk ka fitore as pas gjashtë javëve rresht për Manchester Unitedin.
Trajneri i djajve të kuq, Louis Van Gaal, ka bërë dështimin e radhës duke barazuar pa gola në derbin e javës përballë Chelsea.
Në fakt, United ishte më dominues në lojë se londinezët, mirëpo goli mungoi nga të dyja palët dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat sikurse ai i fillimit.
Manchester United tani ka 30 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë, ndërsa për Chelsean kjo ishte barazimi i pestë, që vazhdon ta mbajë ate në pjesën e poshtme të radhitjes tabelare.