SHAQIRI

Hughes i kënaqur me Shaqirin
29 December, 2015 @12:26
Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, është ndarë shumë i kënaqur me Xherdan Shaqirin pas ndeshjes përballë Evertonit, që përfundoi me fitoren e Stoke-it.
Ky ishte takimi i parë për Shaqirin ku arriti të realizojë gol në Premier League, derisa njëri prej dy golave të tij, është vlerësuar ndër më të bukurat e kampionatit.
“Kjo ishte vetëm çështje kohe se kur ai do të shënojë, dhe unë mendoj se njerësit kanë parë në javët e fundit se ai ka fillur t’i adaptohet ligës,” tha Hughes.
“Ai ka filluar të mësojë se çfarë do të bëjnë kundërshtarët për ta ndalur atë, por ai është një lojtar i mençur dhe di si të ndikojë pozitivisht në ndeshje. Shaqiri ka treguar një dëshirë të vërtetë, vendosmëri dhe ka kuptuar se për cfarë bëhet fjalë në Premier League,” përfundoi trajneri i Stoke-it në lidhje me paraqitjet e fundit të mesfushorit ofansiv nga Kosova.