TALENTI KOSOVAR

Nga Drita te Partizani
29 December, 2015 @14:07
Mesfushori i Dritës, Ylber Ramadani, ka mbetur vetëm të zyrtarizohet si lojtar i ri i ekipit të Tiranës, Partizani.
Interesimi i ekipit të kuq nga Tirana për lojtarët kosovarë vazhdon ende, ndërsa përforcimi i radhës duket të jetë Ramadani që ka nisur karrierën e tij te Ferizaji.
Ramadani këtë stinor ka shënuar një gol për Dritën, ndërsa ka qenë ndër lojtarët kryesor të skuadrës në stinorin vjeshtor.