Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vendosen ulëset në stadiumin e Vëllaznimit

Vendosen ulëset në stadiumin e Vëllaznimit


15 May, 2018 @15:10

Pak ditë para ndeshjes vendimtare ndaj Gjilanit, ndeshje e cila do të përcaktojë se cila skuadër do të mbijetojë e cila do të ketë nevojë të luajë në barazh për ta shpëtuar sezonin, në stadiumin e Vëllaznimit janë vendosur ulëse të reja.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Bazuar në fotografitë e postuara nga disa prej faqeve jozyrtare të klubit gjakovar në Facebook, shihet që stadiumi tashmë është gati dhe i gjithë qyteti është në mobilizim e sipër për ndeshjen ndaj Gjilanit, e cila zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00.

Foto: Vëllaznimi - Gjakovë (Facebook)


 
Të gjitha lajmet nga