Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Vendoset e ardhmja e Edoardo Reja me Shqipërinë

Vendoset e ardhmja e Edoardo Reja me Shqipërinë


28 September, 2022 @17:50

Pas kampanjës së Ligës së Kombeve 22/23 pa asnjë fitore të shënuar në Ligën B të Kombeve, ku kundërshtarë të grupit ishin Izraeli e Islanda, ndërsa Rusia u përjashtua nga garat - sipas mediave tiranase, është marrë vendimi për të ardhmen e italianit Edoardo Reja, përzgjedhësit që i siguroi kuqezinjëve Ligën B të Kombeve.

Kështu, sipas Panorama Sport, Reja pritet të përfundojë mandatin e tij me Shqipërinë këtë muaj, ndërsa për kualifikimet e ardhshme, ato të EURO 2024 kuqezinjtë në stol do të kenë një përzgjedhës tjetër.

TABELA & REZULTATET

“Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite. Tani dilema e vetme është nëse zyrtarizimi i largimit do të bëhet sot apo nëse trajneri do të paguhet deri në fund të kontratës, pra edhe dy muajt e ardhshëm,” ka shkruar ndër të tjera gazeta në fjalë, në numrin e sotëm të saj për trajnerin e lindur më 10 tetor të vitit 1945!

Italiani 76-vjeç ka qenë mjaft i suksesshëm në Ligën C të Kombeve, ku kuqezinjtë përfunduan të parët në grup duke siguruar daljen në Ligën B të Kombeve - derisa këtu, fitorja nuk erdhi assesi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve