Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZAT VERORE

Vera te PSG

Vera te PSG


Shkruan: LUAN MORINA

3 July, 2017 @16:07

Francezët janë ndër dy ekipet e vetme në Evropë që mund të jenë deponi bërllogu për ekipet tjera. Jesse! Tashti Pepe! Ose jo!

Unai Emery do të duhej shkarkuar. Sikur të kishte trajner më të mirë në dispozicion edhe do të shkarkohej!

PSG i nevojiten emra. Emra për t’i bërë reputacion, emër. Ata mungojnë dhe për Ronaldon e Balen do të mund të ofronin edhe 200 milionë euro. Vetëm atëherë do të mund të fusnin veten në konkurrencë me të mëdhenjtë.

Porta

Kevin Trap e Alphonse Areola janë të mirë në portë. Është repart i kompletuar mirë që nuk kërkon vëmendje për momentin.

Mbrojtja

Thiago Silva është plakur. E vetmja gjë e mirë që mund të bëj për ekipin është të shpërndaj përvojë tek Marquinhos dhe sidomos Kimpembe. Kurzawa mbetet i vetëm në të majtë me pensionimin e Maxwell, derisa krahu i majtë me Aurier e Meunier është shkëlqyeshëm i mbuluar. Megjithatë nevojiten edhe së paku dy emra në mbrojtje – i majtë dhe qendër.

Mesfusha

Krychowiak del të jetë humbje parash. Me të në ekip, Verratti, Matuidi e Rabiot do të ishin edhe më të përkyer. Kanë pasur ndeshje të shkëlqyeshme sezonin e kaluar. Të tre janë talente ekstreme për pozitat e tyre dhe me Nkunkun në rritje do të bëjnë njërën prej mesfushave më të mira në Evropë.

Sulmi

Cavani i vetëm nuk mund të kryej punë. Por ka qenë i jashtëzakonshëm me largimin e Ibrahimovic duke u zhvendosur në qendër. Lucas ka pasur sezon të mirë, e Draxler ka qenë blerja më e mençur e vitit tek PSG. Ben Arfa e Pastore janë keqpërdorur. Nuk janë përdorur mjaft. Gonçalo Guedes nuk ka gjetur mjaft hapësirë, e Di Maria ka qenë ai i cili është gjithmonë – i luajtshëm në formë.

Mbappe, Aubameyang, Aguero? Cilido që vjen ka vend këtej. Vetëm a ekziston dëshira për të ardhur.

Kanë ekip të mirë, por prurje të reja do të ishin të nevojshme për të bërë vendin aty ku aspirojnë. Këta që janë nuk mjaftojnë.

 


 
Të gjitha lajmet nga