LUIGI DEL NERI MERR TIMONIN

Verona, shpreson te trajneri i ri
2 December, 2015 @11:31
Ish trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është trajner i ri i Veronës. Verona kishte shkarkuar nga detyra Andrea Mandorlinin pas 5 viteve të plota në detyrë.
“Verona është klub me traditë. Ka cilësi në skuadër dhe e shoh mundësinë për të shptuar nga rënia,” ka thënë në fjalimin e parë të tij Del Neri para gazetarëve.
Verona ende nuk ka shijuar fitoren këtë stinor në Serie A dhe pritet të ketë shumë punë për të shpëtuar nga rënia.