Të gjitha lajmet

MEDIA TALK

Vetëm 2 klube në Premiership marrin ndihmën e qeverisë

Vetëm 2 klube në Premiership marrin ndihmën e qeverisë

25 April, 2020 @17:28

Klubit që po i kanoset rënia nga Premier Liga, Norwich City, pritet t’i kushtojë pandemia rreth 35 milionë euro të humbura.

BBC Sport ka bërë të ditur se Norwich City është detyruar të pranojë ndihmën qeveritare që jep 80% të rrogave të punonjësve në klub.

E përveç Norwichit, të njëjtën ndihmë  e merr vetëm edhe Newcastle United prej ekipeve të Premier Ligës.

“Vendimi është marrë në pajtim me të gjithë,” ka thënë COO i ekipit, Ben Kensell.

“Ne kemi qenë transparent gjithmonë. Gjenerojmë qarkullim prej 125 milionë funtash, prej tyre 93 milionë janë transmetim. Këtë stinor kemi harxhuar 125 milionë - kështu e udhëheqim klubin,” ka shtuar ai.

Norwich City është në fund të klasifikimit në Premier Ligë. Nëntë xhiro pa përfunduar stinori, kanarinat kanë 21 pikë nga 29 ndeshje.

Llogaritja e përafërt që i është bërë ekipit është se për çdo ndeshje të moszhvilluar në prani të tifozëve ekipi do të humb 1.5 milionë euro!

Liverpool, Tottenham dhe Bournemouth kanë qenë skuadra që fillimisht kanë përkrahur ndihmën qeveritare, por pas kritikave të mëdha, janë tërhequr nga kërkesa për t’i paguar vetë punonjësit e skuadrës.

MEDIA TALK

Vazhdon me Giroud-në, synon Aubameyangun

25 April, 2020 @0:16

Sulmuesi i reprezentacionit të Francës, Olivier Giroud, që kishte ardhur nga Arsenal te Chelsea, bëhet e ditur se është pajtuar…

MEDIA TALK

2W - kombinimi i ri Liverpoolit

24 April, 2020 @18:21

Mediat angleze sot kanë nxjerrë spekulime të reja sa i përket opcioneve të transferimeve për liderin e Premier Ligës, Liverpool.…

NGA KONFERENCA

UEFA rekomandon përfundimin e të gjitha kampionateve dhe garave të Kupës

21 April, 2020 @17:15

Në mbledhjen e sotme të UEFA-së me 55 anëtarët e saj, është shqyrtuar kalendari i garave për çdo shtet dhe…

ARSENAL

Shkodran Mustafi ndihmon me 16 mijë racione komunitetin

Foto: Arsenal.com

17 April, 2020 @23:28

Shkodran Mustafi që ka festuar sot ditëlindjen e 28 të tij ka bërë një donacion në The Arsenal Foundation, duke…

E FUNDIT

Legjenda angleze ndërron jetë pasi doli pozitiv në coronavirus

17 April, 2020 @12:46

Njëri ndër futbollistët legjendar të Leeds Unitedit, Norman Hunter, ka ndërruar jetë sot në spital pasi që ishte duke u…

Të gjitha lajmet nga Premier League