Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Vetëm një pengesë për kalimin e Ismajlit te Verona

Foto: FSHF

Vetëm një pengesë për kalimin e Ismajlit te Verona


26 April, 2020 @23:11

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, mund të bëhet shpejt zëvendësues i Amir Rrahmanit te Verona.

Mbrojtësi nga Kosova që përzgjodhi kombëtaren shqiptare dhe paraqitet te Hajduku i Splitit, po vrojtohet me kujdes nga ekipi italian, ndërsa ish lojtari kroat Sasa Bjelanovic ka bërë të ditur për CalcioHellas se pengesa e vetme sipas tij është pashaporta e Ismajlit, që llogaritet si i huaj dhe jo si lojtar i BE-së.

Për më tepër, Bjelanovic ka thënë se vlera e Ismajlit këtë verë mund të dyfishohet për shkak të ofertave që po vinë në drejtim të tij.

Aktualisht 23 vjeçari sipas Transfermarkt vlen 800 mijë euro. Kontrata e tij me Hajdukun vlen deri më qershor të vitit 2022.

Ismajli te Hajduku kaloi prej 2 Korrikut në vitin 2016. I lindur në Majac të Podujevës ai kishte 9 paraqitje për Kosovën U21 prej ku vendosi të veshë fanellën kuqezi. Me Shqipërinë ai u paraqit në kualifikime për evropianin EURO 2020, duke luajtur 9 ndeshje në proces me 809 minuta në fushë.


 
Të gjitha lajmet nga