NGA KAMPI I DARDANËVE

Foto: FFK
Video-analizë dhe stërvitje sot
22 March, 2023 @16:21
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.
Para fillimit të stërvitjes përzgjedhësi Alain Giresse e ka mbajtur një video-analizë të shkurtër me futbollistët, derisa gjatë stërvitjes është punuar me intensitet të plotë.
Para fillimit të stërvitjes Dardanët i ka vizituar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, i cili i ka uruar kombëtares suksese në këtë cikël kualifikues dhe realizimin e ëndrrës për pjesëmarrje në Evropian.
Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.