Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Visar Bekaj vëzhgohet nga skauti i Besiktasit

Visar Bekaj vëzhgohet nga skauti i Besiktasit


30 January, 2020 @19:45

Në ndeshjen e sotme miqësore, të cilën Prishtina e zhvilloi ndaj skuadrës nga Kazakistani, Ordbasy, në kuadër të përgatitjeve para fillimit të sezonit pranveror, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, raportohet të jetë përcjellur nga skauti i portierëve të Besiktasit.

Kjo u raportua nga faqja e klubit kryeqytetas në Facebook. e cila gjithashtu shkroi që në ndeshjen e përcjellur nga skauti në fjalë, Bekaj nuk pati edhe shumë punë, pasi që ndeshja u dominua nga Prishtina.

Kujtojmë që Bekaj është portieri i dytë i përfaqësueses së Kosovë në futboll, duke qenë vazhdimisht i ftuar nga Challandes.


 
Të gjitha lajmet nga