FFK LIGA E PARË
Vitia siguron mbijetesën me penallti
5 June, 2016 @20:33
Në ndeshjen tejet dramatike mes Lepencit dhe Vitisë, e cila u mbyll 3-3 pas 120 minutave, fituesi u detyrua të përcaktohej përmes penalltive. Nga gjuajtjet e 11 metërshave më e suksesshme doli skuadra e Vitisë, e cila me fitoren e arritur e siguroi edhe për një vit qëndrimin në Ligën e Parë.
Ndeshja e zhvilluar sot u luajt në kuadër të barazhit ndërmjet skuadrave të Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.