MIQËSORE
Çekët me humbje drejt europianit
5 June, 2016 @17:05
Reprezentacioni çek që sot zhvilloi ndeshjen e fundit para EURO 2016, është ndarë kokulur nga miqësorja me Korenë Jugore.
Të drejtuar nga përzgjedhësi Pavel Vrba, çekët pësuan dy herë, para se të shënojnë golin e nderit dhe përkundër shpresave për barazim, ata nuk e arritën këtë pasi që mbrojtësi i krahut, Theodor Gebre Selassie, morri kartonin e dytë të verdhë dhe pastaj punët u vështirësuan.
Korea Jugore që aktualisht po drejtohet nga gjermani Uli Stielike ka fituar në fund 2-1.
All Goals & Highlights Czech Republic vs South… by try-akatsuki