RUMANIA
Rivalja e Shqipërisë fiton me goleadë
4 June, 2016 @16:56
Rumania ka shënuar fitore të thellë mbrëmë ndaj Gjeorgjisë në miqësoren e fundit të tyre para EURO 2016.
Dy gola në tre minutat e para të ndeshjes kanë treguar se djelmoshat e Anghel Iordanescut janë të gatshëm për EURO 2016 dhe përballjen në ndeshjen hapëse ndaj Francës, më 10 qershor.
Rumania është rivalja e fundit në Grupin A e Shqipërisë dhe do të takohen në Lyon.
Për më tepër, Rumania për herë të fundit ka shënuar 5 ose më shumë gola në vitin 2007, pikërisht ndaj Shqipërisë në përballjen për kualifikime në EURO 2008, kur mposhti kuqezinjtë 6-1.